Asgjësohen 690 rrënjë kanabis në Krujë e Delvinë
24/08/2013 00:00
Vijojnë operacionet policore për asgjësimin e kanabis sattiva. Dy
operacione të ndryshme të kryera në Krujë dhe Delvinë janë finalizuar me
asgjësimin e 690 rrënjëve hashash, ndërkohë policia ende nuk ka rënë në
gjurmët e autorëve.
Aksioni i parë është kryer rreth mesditës në fshatin Bruz Mal, të Komunës Cudhi ku u gjetën 540 rrënjë kanabis sattiva.
Ndërkohë, rreth 150 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar pasditen e së premtes në Delvinë. Sasia e asgjësuar u zbulua në fshatin Kalas, pas një operacioni të policisë lokale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel