Pronarët e tokës së SHQUP

23/08/2013 19:40

Vendimi i qeverisë për zhvendosjen e selisë së Partise Demokratike në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrise e ka sjelle në Tiranë.

Emri i tij është Eduart Toptani, një nga pasardhesit e familjes së njohur tiranase, por i lindur në SHBA, pas përndjekjes së familjes së tij në regjiminin komunist dhe zoterues i truallit ku ishte vendosur SHQUP.

Duke mbajtur në dorë këtë certificatë pronesie, ai  thote se është njëri prej dy pronareve të truallit, ku qeveria përmes një vendimi ia kaloi në perdorim PD për seli.

Komisioni i kthimit të pronave, përmes këtij vendimi të vitit 1996 dhe një tjetri në 2004-n, ia ka njohur pronësinë e ketij trualli familjes së tij,  por që nuk ka mundur ta marrë për shkak se ajo ka rezultuar në inventarin e pronave të ushtrisë.

Me shkëputjen e saj nga Ministria e Mbrojtjes, lajm të cilin ai thotë se nuk i është komunikuar, por e ka mësuar nga miqtë e tij në Tiranë,  Eduart Toptani thotë se si pronar i ligjshem gëzon të drejtën e rimarrjes së pronës.

“Unë jam Eduard Toptani. Jam avokat në Nju Jork dhe qytetar amerikan. Sapo mësova që qeveria shqiptare vendosi transferimin e Shtëpisë së Ushtarakëve për Ministrinë e Brendshme, e cila do t’ia japë Partisë Demokratike. Erdha menjëherë pasi si shumë familje të perspekutuara gjatë regjimit komunist, familjes sime i janë sekuestruar pronat. Përsa i përket Shtëpisë së Oficerëve, kjo pronë është njohur tashmë si pronë që i përket familjes sime”, deklaroi Toptani.

“Komisioni i Kthimit të Pronave na e ka kthyer këtë pronë dhe dy pjesë të mëdha të kësaj prone janë tashmë të regjistruara dhe të hipotekuara në emrin tonë. Kjo pronë është jo vetëm e familjes sonë, por tashmë edhe e njohur ligjërisht si pronarë të saj. Unë nuk kam fare idenë se përse qeveria nuk na e ka kthyer ne këtë pronë, por kërkon t’ia japë Partisë Demokratike. Sipas ligjit shqiptar, kjo pronë duhet të na kthehet ne dhe për godinën ne kemi të drejtën e parablerjes si pronarë të ligjshëm. Nuk e kuptoj se përse qeveria nuk e respekton të drejtën ligjore mbi pronën”, akuzoi Toptani në fjalën e tij.

Me profesion avokat dhe njohes i ligjeve shqiptare, pronari i truallit te njohur si Shtepia Qendrore e Ushtrise, Eduart Toptani thote se do te ndjeke te gjitha hapat ligjore per rimarrjen e prones se tij dhe do te informoje ambasaden e SHBA .

“Unë po shikoj të gjitha hapat ligjore që mund të ndërmarr. Do të informoj ambasadën amerikane për këtë çështje si dhe ambasadën e Bashkimit Europian. Sigurisht që do të ndërmarrim hapa për të mbrojtur interesin e familjes sonë. Ashtu si shumë familje të tjera të persekutuara ne po kërkojmë vetëm të drejtën tonë dhe i kërkoj qeverisë shqiptare të zbatojë ligjin dhe të mbajë premtimin që u ka bërë familjeve të persekutuara se do t’iu kthejë pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Kanë kaluar 20 vjet dhe tashmë kemi pritur shumë”, shtoi Toptani.

Vendimi i qeverise per zhvendosjen e selise se Partise Demokratike u argumentua nga kryeministri Berisha si vendim qe se pari respekton te drejten ligjore per t’i kthyer ish pronareve,  ku aktualisht ndodhet selia blu, ndersa trualli ku do te vendoset kjo seli rezulton se gjithashtu i perket pronareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA