Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama do të nisë në vjeshtë prishjen e
ndërtimeve pa leje. Operacioni i cilësuar si fillimi i Rilindjes
Shqiptare, që Rama ka ndërrmarre do të kete si pikënisje pikërisht
denoncimet e ndërtimeve pa leje të qytetarëve në web-in qe ka hapur vete
Rama ne internet, denoncime qe shtohen me dhjetra ne dite dhe qe brenda
nje jave kane mberritur ne rreth 350.
Burime nga selia roze bejne te ditur per Top Channel se Edi Rama ka ngritur tashme grupin e punes, i cili po pregatit ate qe eshte cilesuar si stuhia e vjeshtes mbi ndertimet pa leje. Duke pare edhe mbeshtetjen e madhe te qytetareve permes denoncimeve, eshte vendosur qe listen e prishjeve te ndertimeve pa leje ta kryesojne ndertesat e derguara permes fotove apo videove nga qytetaret, per te rritur besimin e tyre tek ky bashkepunim. Krijimin e Aleances me Qytetaret kunder rrenimit konsiderohet çelesi i suksesit ne kete beteje nga Kryeministri i ri.
Duke qene se shume denoncime mberrijne nga Vlora, te shoqeruara edhe me kritika ndaj kryebashkiakut Gjika, mbetet per t’u pare nese do te jete pikerisht qyteti bregdetar prej nga do te nise operacioni i prishjeve te ndertimeve pa leje kete vjeshte.
Angazhimi per t’i dhene fund fenomenit te abuzimit me ndertimet pa leje ne vijen bregdetare te Jonit, eshte konsideruar prej Rames si beteja e pare ne permbushjen e zotimit per te rilindur Shqiperine.
Top Channel