
Shtimi i numrit të lindjeve në këtë periudhë ka vënë në vështirësi dy
maternitetet në Tiranë, të cilët janë të detyruar të presin edhe lindjet
që vijnë nga rrethet. Brenda 24 oreve numerohen 30 lindje ne
maternitetin “Mbreteresha Geraldine”.
Shefja e Sherbimit te Obstetrikes Afërdita Manaj kerkon permiresim te infrastruktures pasi nuk mund te përballohet fluksi i madh, nderkohe qe nenat qe lindin nxirren me shpejt nga koha e duhur nga materniteti per te liruar vendet. Por, sipas saj, nje grua lehone mund te kete edhe komplikacione pas 24 oreve.
“Numri i lindjeve kohët e fundit është rritur, sidomos në periudhën e verës, mund të shkojë edhe 30 lindje në 24 orë. Për kapacitetin që ka spitali ‘Mbretëresha Geraldinë’ nuk mund të përballohet gjithë ky fluks. Deri diku e kemi menaxhuar duke pakësuar ditët e qëndrimit në spital, për shembull për gratë që lindin me operacion mund të qëndrojnë 48 orë, ndërsa ato që kanë probleme mund të qëndrojnë edhe dy-tre ditë më shumë. Lehonat normale mund të rrinë vetëm 24 orë, sepse kapaciteti i spitalit është përgjysmuar”, thotë mjekja.
Manaj shpjegon se eshte rritur numri i vdekshmerise foshnjore, pasi neper rrethe nuk ndiqen siç duhet grate shtatzena dhe sillen ne Tirane ne gjendje te renduar, por nga ana tjeter mungesa e ambienteve ka veshtiresuar punen e ekipeve te mjekeve, pasi nuk ka ambiente per bebet dhe nenat qe lindin para kohe.
“Neanotologjia jonë nuk ka aparaturat e nevojshme për të mbajtur shumë lindje të parakohshme. Duhet të ndryshohet infrastruktura”, thotë Manaj.
Shefja e Obstetrikes kerkon zgjerim te ambienteve dhe shtim te numrit te shtreterve dhe jo reduktim te tyre siç ka ndodhur se fundmi me zhvillimin e një projekti, i cili ka reduktuar numrin e dhomave per te hapur nje dyqan me lodra per femije ne katin e pare.
Top Channel