Kukës, sherr mes të rinjve, plagoset 29-vjeçari

23/08/2013 00:00

Një i ri është plagosur me thikë në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka
ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, kur dy të rinj janë
përshirë në një sherr mes tyre, që ka degraduar deri në përdorimin e
armëve të ftohta.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia lokale e qytetit verior, bëhet e ditur se në lagjen nr. 5 të qytetit pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zenel Zenelaj 27 vjeç, banues në Kukës ka goditur me thikë shtetasin Artan Haziraj, 29 vjeç banues po në këtë qytet.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit Zenel Zenelaj dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili është shpallur në kërkim.

Top Channel