Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para Ngjarjet e ndodhura në Përmet, ku Bashkia e këtij qytetit në bazë të
vendimet të formës së prerë të gjykatës mori Pallatin e Kulturës, i cili
prej disa vitesh ishte në përdorim nga Kisha Ortodokse në këtë qytet,
sollën menjëherë reagimin e Athinës zyrtare.
Veç dy deklaratave dhe bllokimit të shqiptarëve në kufi, Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës Nikolas Kotrokoi ka shkuar vetë në Përmet, ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë së këtij qytetit, Gilbert Jaçe. Takimi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe asnje prej paleve nuk ka dhene sqarime se me çfare statusi nje diplomat i huaj nderhyn per te zgjidhur konfliktin mes Bashkise se nje qyteti dhe kishes, buruan nga zbatimi i nje vendimi te formes se prere te Gjykates.
Gjithësesi, burime te Top Channel bejne te ditur se konsulli grek ka kerkuar ne menyre te menjehershme ndalimin e incidenteve duke garantuar mbeshtetjen e tij. Gjithashtu te njejtat burime bejne te ditur, se Kotrokoi i ka shpjegiuar kryebashkiakut Jaçe se reagimi i Athines ka ardhur për perdhosjen e simboleve fetare, e jo per problemet e pronesise.
Nderkaq, i kontaktuar ne telefon nga Top Channel, Konsulli i Pergjithshem i Gjirokastres ka deklaruar se takimi i zhvilluar mes tij dhe kryebashkiakut ka pasur per qellim shmangien e situatave te ndodhura dhe normalizimin e marredhenieve shqiptaro-greke.
“Nuk kam asnjë koment për të bërë, sepse siç e dini ka pasur deklarata zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar. Ne jemi këtu për të diskutuar mbi incidentet në tërësi dhe për të gjetur zgjidhje, Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për të përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro-greke. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar, jemi këtu për gjetjen e një zgjidhje dhe për të zhvilluar bisedime konstruktive me Kryetarin e Bashkisë. Të mos i hyjmë çëshjtes në thellësi, sepse është një çështje mes Kishës Ortodokse Shqiptare dhe shtetit shqiptar, ose nëse doni, Bashkisë së Përmetit. Ne po shqyrtojmë të gjithë kontekstin e këtij incidenti. Kemi pasur disa diskutime të frytshme me Kryebashkiakun, por nuk mund të them më shumë se kaq. Do të bëjmë më të mirën e mundshme për përmirësimin e marrëdhënieve dhe shmangien e problemeve mes dy palëve,” thotë konsulli i përgjithshëm Nikolas Kotrokoi.
Nga ana e tij, Kryetari i Bashkise se Permetit Gilbert Jaçe, pas perfundimit te takimit beri te ditur detaje nga ky takim.
“Çështja e kishës është një cështje mes institucionit të Bashkisë së Përmetit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodoske. Sigurisht është një cështje shqiptare dhe kjo u bë e qartë. Liria e besimit dhe e drejta e besimit janë cështje prioritare për cdo vend të BE-së, sigurisht që ka qenë konsulli ka qenë i shqetësuar nga pamjet e dhunës”, tha Jaçe.
Nje jave me pare permbaruesit privatë te kontraktuar nga Bashkia e Permetit, nxorren nga ambientet e Pallatit te Kultures prifterinjte dhe objektet kishtare, duke zbatuar keshtu vendimet e gjykatave, te cilat ja kthenin kete godine Bashkise. Por i menjehershme ishte dhe reagimi i Kishes Ortodokse, e cila pas disa protestave arriti te rimerrte serish ambientet, por vetem per pak ore, pasi policia private dhe ajo bashkiake moren serish ne mbrojtje Pallatin e Kultures duke nxjerrë jashte edhe njehere ikonat.
Top Channel