F1, Red Bulli dominon provat e lira

23/08/2013 00:00

Red Bulli ka dominuar sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Belgjikës në cirkuitin e Spa-Francorchamps.

Koha më e mirë për Sebastian Vettel i cili e ka mbyllur me 1’49”331, 59 të mijëtat më shpejt se shoku i tij i skuadrës, Mark Webber.

Në vend të tretë Grosjean me Lotus (+0.818), më pas Massa me Ferrari (+0.833).

Ditë e keqe për Alonson (Ferrari), i cili regjistroi kohën e shtatë më të shpejtë. Edhe më e keqe për Hamiltonin (Mercedes), i cili përfundoi i pesëmbëdhjeti.

Top Channel