" /> ">

F1-Belgjikë, Alonso, i pari në provat e lira

23/08/2013 13:10

Në një pistë shumë të veçantë, për shumë arsye, siç është ajo e “SPA” në Belgjikë, Ferrari tregoi një formë shumë të mirë në seancën e parë të provave të lira.

Ndonëse vetëm prova, sinjalet që vijnë nga “kokëkuqja” janë shpresëdhënëse, me Alonson që regjistroi kohën më të shpejtë në pistë dhe u rendit në “pole-position” virtual të këtyre provave.

Duket se tek skuaderia italiane, kanë shfrytëzuar mirë tre javët e pushimeve, për të sjellë modifikime të rëndësësishme, që do të lejojnë pilotin spanjollë të luftojë me armë më të barabarta me rivalët e tij të Red Bullit apo Mercedesin e Lotusin, që vazhdimisht e kanë konkurruar Ferrarin në këtë sezon.

Vettel, kryesuesi i renditjes botërore regjistroi kohën e gjashtë më të shpejtë, ndërsa surprizë ishte edhe përmirësimi i dukshëm i shfaqur nga Force India, me Di Resta e Sutil në vendin e dytë dhe të tretë.

Renditja e dhjetë vendeve të para pas sesionit të parë të provave të lira të së premtes

1. Alonso       Ferrari          1m55’198″
2. Di Resta    Force India    1m55’224″
3. Sutil          Force India    1m55’373″
4. Perez        McLaren         1m55’518″
5. Rosberg    Mercedes        1m55’614″
6. Vettel        Red Bull        1m55’636″
7. Gutierrez   Sauber           1m55’954″
8. Huelkenberg Sauber        1m56’110″
9. Ricciardo    Toro Rosso    1m56’770″
10. Bottas      Williams        1m56’858″
………………..

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA