Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në mbrojtje të Presidentit në lidhje me çështjen e pronësisë në selinë aktuale të kësaj partie.

“Së fundmi, Edi Rama thotë se Partia Demokratike e paska ndërmend të prishë selinë e të ndërtojë në truallin e ri, duke përfshirë edhe territorin përtej godinës, ku gjenden sarajet. Dhe kjo, sipas Partisë Socialiste, që të përfitojë kreu i shtetit. Sot po u bëjmë të njohura disa fakte publike dhe që i di çdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përveç Partisë Socialiste. Territori në selinë e Partisë Demokratike është pronë shtetërore, ndërkohë sarajet janë një momument kulture, kategoria e parë dhe B, në të cilën nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta japë vetëm KRRTRSH, pra qeveria e ardhshme e vendit. Pra, është e qartë se në të gjithë këtë tymnajë të Partisë Socialiste dhe medias së saj, në asnjë moment nuk ka pikë takimi me të vërtetën. Nga fillimi e deri në fund, një fushatë shpifjeje dhe denigrimi. Partia Socialiste po ndërmerr një kryqëzatë ndaj institucioneve dhe ndaj opozitës, ndërkohë që vendi ka pikërisht nevoja të tjera, dhe qytetarët kanë votuar programin e premtimeve zgjedhore, e jo histerinë politike të Edi Ramës”, tha Vorpsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA