Mbledhja e Qeverisë “Rama” në Vlorë

22/08/2013 00:00

Deri në fund të muajit gusht kabineti Rama duhet të përgatisë programin
qeverisës. Drafti i projektit, në bazë të të cilit do të qeverisin të
majtët, duhet të jetë gati në prag të mbledhjes së Parlamentit të ri, i
cili i  hap rrugën formalizimit të Qeverisë.

Me kete dhe konkluzione te tjera mesohet te jete mbyllur takimi dyditor i ministrave te rinj, nën drejtimin e Kryeministrit te zgjedhur Edi Rama ne qytetin bregdetar te Vlores. 

Ne takimet e gjata disa oreshe, çdo i propozuar i mazhorancës së re për drejtues të dikastereve ka prezantuar objektivat për 300 ditët e para të qeverisjes. Në kushtet e mungesës së njohjes së plote të problematikave të çdo ministrie, të propozuarit për ministra kanë kërkuar që këto objektiva të përcaktohen më qartë kur të marrin detyrën. Kryeministri i zgjedhur Rama iu ka kerkuar që plani i veprimit të secilit prej tyre te jete i qarte  dhe ne fund te 300 diteve te para ata do të përballen me raportimin për plotësimin e angazhimeve për çdo dikaster.

Burime nga mbledhja thane per Top Channel se Rama iu ka kerkuar ministrave te Partisë Socialiste dhe atyre të Lëvizjes Socialiste për Integrim të punojne si ekip. ‘Nese projektet e nje dikasteri interferojne ne nje tjeter Ministri, bashkepunimi duhet te jete i plote’, ka kerkuar Rama.

Mbyllja e mbledhjes me të propozuarit për ministra eshte pasuar me nje tjeter takim te Kryeministrit te zgjedhur Edi Rama. Ai ka mbledhur ne te njejtin ambient edhe drejtuesit lokalë të së majtes ne zonat e bregdetit dhe deputetet socialiste te ketyre zonave.

Dhenia fund e fenomenit të ndertimeve pa leje në bregdet, mësohet të ketë qenë në qendër të diskutimit me krerët lokalë dhe të zgjedhurit socialistë të këtyre zonave. Per angazhimin mbi disiplinimin e vijes bregdetare qe Rama ka nderrmarre, mësohet nga takimi se ai iu ka kërkuar bashkepunim të plotë vendoreve te se majtes dhe koordinimin e tyre pa hezitim edhe me te zgjedhurit socialistë ne Parlamentin shqiptar dhe struktures qe Qeveria e re do te ngreje posaçerisht per kete çeshtje.

Takimi i kabinetit te ri ishte i pari qe zhvillohet me prezencen e te gjithe te propozuarve per ministra ne kabinetin Rama. Startimi i punes nga qyteti i Pavaresise, mesa duket lidhet jo me vetem me faktin se kryeministri i zgjedhur eshte deputet i Vlores, por edhe me koincidencen historike se qeverisja e tij, e pagezuar si Rilindja Shqiptare, çel 100-vjetorin e dyte te Pavaresise se vendit.

Berisha: Dhunim i Kushtetutës

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social Kryeministri në ikje Sali Berisha ka reaguar lidhur me mbledhjen e kabinetit të Kryeministrit ne ardhje Edi Rama, duke e akuzuar ate per shkelje te Kushtetutes duke mbledhur nje qeveri te pavotuar e te pebtuar sipas ligjit.

“Te dashur miq, dje dhe sot z.Rama, me zhurme te madhe njoftoi se zhvilloi nje mbledhje dyditore te “qeverise” se tij ne Vlore. Me kete akt dhunohen nenet e Kushtetutes qe percaktojne qarte se kur krijohet dhe fillon pune kabineti qeveritar i vendit. Me kete akt neperkembet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, te cilet me Kushtetute ngarkohen per emerimin, votbesimin dhe betimin e qeverise se vendit pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe ne cdo rast tjeter. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputete e ka lexuar si nje licence per revansh te papermbajtur antishtet. Prej mese dy muajsh, perpjekjet tona me serioze per nje situate stabel, per funksionimin normal te institucioneve te vendit dhe kalim te civilizuar te pushtetit te mazhoranca e re perballen me revanshin e papermbajtur antishtet te Rama. Me kete rast i them se gabon rende. Vendi ka vetem nje qeveri pergjegjese para ligjit dhe Kushtetutes”, thuhet ne komentin e zotit Berisha ne rrjetin social.
 

Top Channel