Statusi, Berisha: Shpresojmë në dhjetor

21/08/2013 00:00

Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali
Berisha është ndalur tek marrja e statusit kandidat të Shqipërisë, duke
shpresuar që pas bllokimit, të bërë sipas tij nga Edi Rama, ky vendim të
merret në dhjetor.

“Besojmë dhe urojmë që të merret në dhjetor dhe thirrja jonë është që Shqipëria e meriton plotësisht statusin, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë qindra milionë euro të tjera në të gjitha fushat që i ka shumë të nevojshme”, tha Berisha.

Në fund të fjalës së tij, kreu i Qeverisë nuk kurseu as ironinë lidhur me mbledhjen që Qeveria e re është duke zhvilluar në Vlorë, duke i bërë thirrje gazetarëve që ta nisen drejt Vlorës për në plazh.

Top Channel