Mbledhja e “Qeverisë” Rama në Vlorë

21/08/2013 00:00

Nën një interes të lartë mediatik dhe pritjen e qytetarëve kuriozë,
kabineti i ri qeveritar i së majtës ka nisur në mesditë mbledhjen e parë
në qytetin bregdetar të Vlorës.

Te propozuarit e mazhorances se re qeverisese si anetare te kabinetit jane drejtuar njeri pas tjetrit ne ambientin privat prane Ujit te Ftohte ku po zhvillohet takimi. Te paret qe kane mberritur kane qene ministrat e propozuar na Levizja per Integrim, me te cilet kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka pire edhe kafen e pare publike perpara fillimit te mbledhjes.

Mesohet se ne seancen e pare te takimit dy ditor te qeverise se re eshte duke u disktuar programi. Kane qene dy bashkehartuesit programit te 300 diteve te para, Beqja e Haxhinasto qe kane folur ne takim. Piketat e perbashketa te qeverisjes dhe koordinimit te çdo dikasteri pritet te jene produkti i takimit ne qytetin e Vlores, te kabinetit te ri qeveritar.

Ndërkaq, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka shprehur mbresat pozitive nga puna përgatitore, paraqitja e planeve të ministrave dhe diskutimet e ideve në grup. Sërish me një tjetër reagim në rrjetin social Twitter, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, ka njoftuar edhe përfundimin e mbledhjes për ditën e sotme.

“Sapo mbaruam! Një ditë e gjatë pune, që iku si një minutë, përmes diskutimesh plot ide të reja dhe shumë energji pozitive. Nesër vazhdojmë”.

Top Channel