Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka bërë një tjetër reagim zyrtar
në faqen e Presidencës, ku këtë herë i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm
të nisë hetimet për atë që numri një i shtetit e quan shantazh kundrejt
tij nga mazhoranca e re e vendit.

Pas debatit per dhenien e Shtepise Qendrore te Ushtrise me dekret te Presidentit si seli Partise Demokratike, deputete te PS deklaruan se Nishani firmosi pasi trualli i selise aktuale te PD-se i perket bashkeshortes se tij dhe me kete vendim pritet t’i rikthehet.

Por numri nje i shtetit e mohon lidhjen e familjes se tij me kete prone. “Institucioni i Presidentit të Republikës duke hedhur poshtë me përbuzje dhe neveri të tilla shpifje, deklaron me vendosmëri se familja e bashkëshortes së Presidentit nuk ka lidhje pronësie mbi truallin e godinës në fjalë”- thote reagimi i Presidences.

Ai i quan keto deklarata, sulm i rëndë antikushtetues me ngjyrime politike qe sipas tij kane qellim terrorizimin psikologjik te familjes se Presidentit. “Presidenti i Republikës i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë procedurën e hetimit penal ndaj këtij shantazhi që po i bëhet Kreut të Shtetit shqiptar”- thote me tej deklarata e presidences.

Nishani mbyll deklaraten me apelin per kreun e Partise Socialiste Edi Rama te ndale ate qe quan fushatë të ulët, të padrejtë dhe të padenjë, kundër Kreut të Shtetit. Nishani fton cdo qytetar qe nese ka fakte per shkelje te ligjit nga ana e presidentit t’u drejtohet organeve kompetente, duke siguruar se do te jete zbatues i rrepte i kompetencave kushtetuese te postit qe mban.

Top Channel