Një aksident me pasoje plagosjen e 4 personave është regjistruar mesditen e së hënës në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Vidhas.
Në aksident u përfshinë mjetet me targa TR 3230 F dhe AA 362 GK, ku për pasojë u plagosën 4 personat që udhëtonin në to.
Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka bërë menjëherë shoqërimin për në spitalin e Elbasanit të të plagosurve, ndërkohë që mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Ekspertët, të cilët bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes po punojnë për nxjerrjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht bëhët e ditur se përplasja ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar të njërit prej mjeteve dhe shpejtësisë e të cilën ata lëviznin.
Shpejtesia e levizjes ka bërë që përplasja të jetë e paevitueshme dhe mjaft e fortë çka duket edhe nga dëmtimi i rënde i mjeteve.
Top Channel