Ilaçet e prodhuara në Serbi kanë zaptuar një pjesë të madhe të tregut të
Kosovës, ndërsa ekspertët vendorë të shëndetësisë japin alarmin se këto
produkte farmaceutike nuk janë aspak të sigurta për shëndetin e
qytetarëve.

Përveç ilaçeve serbe që hyjnë legalisht nëpërmjet pikave kufitare, një sasi e konsiderueshme e tyre hyn ilegalisht në Kosovë, duke u kontrabanduar, nëpërmjet rrugëve malore.

Madje, sipas RTK-së, në disa qytete të Kosovës së fundi janë gjetur ilace edhe me banderola të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në kundërshtim me ligjet në fuqi në vend.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM), Ilir Dushi, ka thënë për “Zërin” se së fundi nuk ka pasur asnjë importim të barërave serbe në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, të pezullimit të tri kompanive që kanë qenë të licencuara që t’i eksportojnë produktet e tyre. Mirëpo, ditë më parë Policia e Kosovës ka zbuluar në Prishtinë një depo me barna ilegale serbe.

Top Channel