Numri i madh i aksidenteve, plagosjeve me armë zjarri apo viktima të
dhunës kanë tejmbushur Spitalin Universitar të Traumes, ish-Spitalin
Ushtarak.

Salla e reanimacionit ne kete spital, aty ku pacienti i nenshtrohet nje terapie intensive ne shanset e tij të fundit, nuk ka më vende. Në këtë sallë ka vetëm 13 aparate respiratore dhe në raste shtesë janë shfrytëzuar pajisjet e sallave të operacioneve.

“Këto janë ditët më të vështira, pasi numri i pacientëve në gjendje të rëndë, që kanë nevojë për respiratorë ka qenë më i lartë. Reanimacioni është plot me pacientë dhe nuk ka asnjë aparaturë të lirë, e cila siguron frymëmarrjen e pacientëve në gjendje shumë të rëndë. Reanimacioni aktualisht është me 17 pacientë, 13 respiratorë dhe 4 pacientë, që nuk kanë nevojë për respiratorë. Ky është kapaciteti maksimal që ka reanimacioni. Në raste shumë të rënda kemi përdorur aparate të sallave të operacionit, por kjo nuk është zgjidhje, pasi duhen aparatura të posaçme për pacientët që vijnë në gjendje shumë të rëndë”, thotë Lindita Shosha, shefe e Shërbimit të Traumës.

Në urgjencën e ketij spitali paraqiten rreth 100 paciente në ditë, 20 prej të cilëve shtrohen. Mjekë të Spitalit Ushtarak jane duke punuar ne veshtiresi ndaj kerkojnë nga Ministria e Shëndetësisë të koordinojë punën me spitalet e rretheve, të cilët përcjellin çdo rast për në Tiranë dhe po keshtu i bejne apel policisë të ndikojnë në uljen e numrit të aksidenteve dhe vrasjeve.

“Numri i aksidenteve është shumë i lartë, numri i pacientëve në gjendje shumë të rëndë me fraktura multipleështë shumë i lartë, numri i pacientëve me trauma të kokës dhe këto dominojnë, mirëpo traumat e kokës detyrimisht një pjesë e mirë e tyre duan respiratorë, janë trauma që ndihmën kryesore e kanë në reanimacion. Numri i pacientëve që vijnë me plagë me armë zjarri që duan ndërhyrje urgjente. Duhet të bëhet koordinimi që përpara se pacienti të vijë në këtë spital, duhet të jetë i sigurt se e ka një respirator të lirë dhe të gjithë kapacitetet për ta ndihmuar. I bëj një apel policisë, të jetë me e kujdesshme në evidentimin e individëve që përbëjnë rrezik në rrugët e Shqipërisë për veten e tyre dhe për të tjerët. Kërkojmë një mbështetje më të fortë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Shosha.

Shpesh ketij spitali, tashme i destinuar per traumat, u paraqiten edhe raste me probleme te renda kardiake,  diabetike e te tjera.

“Një pjesë e mirë e urgjencave të terapisë, urgjencave madhore kardiake, diabetike apo të të intoksikuarve që vijnë në urgjencën e traumës, nuk duhet të vijnë këtu, por duhet të shkojnë në QSUT. Targu i Urgjencës së Traumës është t’i vijë në ndihmë emergjente pacientëve të politraumatizuar. Unë në Urgjencën e Traumës nuk kam specialistë të mirëfilltë që të përballojnë këto lloj emergjencash terapautike kardiake, diabetike apo për pacientën e intoksikuar”, sqaron Shota.

Top Channel