Bie interesimi dhe numri i bizneseve të reja në Kosovë. Për vetëm tre muaj, dallimi është mbi 19%.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013, gjithsej janë regjistruar 2 mijë e 504 biznese, ndërsa në tremujorin paraprak kanë qenë 3 mijë e 101 të tillë.

Kështu vërehet një rënie mes tremujorëve për 597 biznese, e shprehur në përqindje kemi 19,3% më pak të regjistruara në këtë tremujor.

Po ashtu, vërehet rënie prej 8,5% e bizneseve të reja, krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak. Kjo, sipas të dhënave të fundit shtetërore mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin tregtia, me 31,7%, pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira 12,9% etj. Ndërkohë, bujqësia, gjuetia dhe pylltaria me 6,0% dhe aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël.

Sa i përket kategorive të numrit të të punësuarve, nga 1-4 të punësuar janë rreth 97% të bizneseve të reja, nga 5-9 janë 58%, ndërsa në kategorinë e fundit, me 250 e më shumë të punësuar, nuk është asnjë ndërmarrje e re e regjistruar në këtë tremujor.

Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna, edhe në këtë tremujor mbizotëron Prishtina me 27,2% e pasuar nga komuna e  Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA