Serbia nuk do të pranojë që zgjedhjet lokale në Kosovë, përkatësisht fletëvotimet të kenë simbolet e Kosovës.

Për Serbinë, duket se Kosova as në zgjedhjet lokale nuk ekziston dhe organizatore e zgjedhjeve është OSBE-ja, nga e cila kërkohet që të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Shefi i Zyrës për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka theksuar se OSBE do të jetë neutrale ndaj statusit ose zgjedhje nuk do të ketë.

“Në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje serbët nuk duhet të njohin shtetin e Kosovës dhe serbët nuk duhet të bëhen shtetas të Republikës së Kosovës. Vetëm me këto kushte serbët do të pranojnë listat zgjedhore“, ka thënë Vulin.

Kjo temë është hapur edhe nga serbët e veriut, por edhe nga institucione të tjera serbe të cilat kërkojnë që Kosova të mos ketë asnjë lidhje praktike me zgjedhjet e saj në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA