Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ka shënuar aksidentin e radhës me pasoje vdekjen e një qytetari.
Policia e Qarkut Gjirokastër, nëpërmjet një komunikate për median thotë se mëngjesin e sotem, në aksin rrugor Gjirokastër- Jergucat, në vendin e qaujtur Grapsh ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje.
Automjeti tip “Honda”, me targa greke KPB 8601, që drejtohej nga Jani Dushi ka goditur shtetasin Aleksandër Polo.
Viktima vinte nga Athina dhe në momentin kur ai ka zbritur nga autobuzi i linjës Athinë –Tiranë, duke tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës është goditur nga automjetit i drejtuar nga Jani Dushi, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit ku dhe është bërë arrestimi i tij për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Top Channel