Kurdistani kërcënon me ndërhyrje në Siri

10/08/2013 00:00

Presidenti i republikës gjysmë-autonome të Kurdistanit, Massoud Barzani kërcënoi se do të ndërhyjë në Siri nëse vazhdojnë sulmet rebele ndaj popullsisë kurde atje.

Në një deklaratë për mediat vendase ai tha se ishte i vendosur për të bërë gjithcka që nevojitej për të mbrojtur nga aktet terroriste popullsinë kurde.

Megjithatë, Barzani tha nuk përcaktoi nëse me ndërhyrje nënkuptonte edhe dërgimin e forcave ushtarake. Një hap i tillë do të sillte përshkallëzim të konfliktit dhe dalje të tij jashtë kufijve të Sirisë.

Kurdët përbëjnë rreth 10 përqind të popullsisë së Sirisë. Ata janë të vendosur kryesisht në veri të vendit, pranë kufirit me Turqinë dhe vetëadministrohen që prej nisjes së konfliktit të armatosur në terren.

Republika gjysmë-autonome e Kurdistanit përfshin tri provinca në Irak. Ajo ka policinë dhe ushtrinë e saj, ndërsa ka fuqi të zgjeruara në kontrollin e taksave dhe buxhet të vecantë.

Që prej ndërhyrjes amerikane, kjo zonë e Irakut ka qendruar jashtë sulmeve terroriste. Sigurua dhe qetësia kanë tërhequr investitorë të huaj që kanë hedhur miliarda dollarë në naftënxjerrje duke bërë që rajoni të pësojë një shndërrim të shpejtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB