Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”, mbeti i bllokuar për 30 minuta mëngjesin e së premtes. Shkak për këtë bllokim u bë një tentativë për vetevrasje.
Sipas njoftimeve të policisë, në vendin e dorëzimit të bagazhit, në orën 09:05, një qytetar i vuri thikën vetes në fyt, duke kërcënuar me vetëvrasje.
Pas negociatave me policinë dhe përdorimit të forcës u bë e mundur çarmatosja dhe arrestimi i personit në fjalë, njoftojnë burimet policore.
Por pak minuta pas arrestimit, të njëjtin veprim bëri edhe vëllai i tij, i cili, sipas zyrtarit për informim në Policinë e Kosovës, ishte edhe më agresiv.
Të dy vëllezërit, të lindur në vitet 1977 dhe 1975, pas vizitës mjekësore nga ekipi i mjekëve të aeroportit u dërguan në stacionin policor të Lipjanit
Prej andej u njoftua dhe prokurori i qarkut, i cili do të kryej një hetim. Ende nuk dihet shkaku i tentativës së tyre për vetëvrasje.
Top Channel