SHBA, lufta ndaj flakëve në Kaliforni

09/08/2013 09:05

Mbi 1 500 persona janë detyruar të braktisin shtëpitë, ndërsa qindra zjarrëfikës po luftojnë me flakët e tërbuara të dala jashtë kontrollit në Kaliforninë jugore, raportuan të premten mediat amerikane.

Dy zjarrëfikës dhe një civil janë plagosur si rrjedhojë e zjarrit të nisur të mërkurën pranë qytetit të Baningut.

Duke përfituar nga thatësira, zjarri u shtri brenda pak orësh në mbi 4 mijë hektarë sipërfaqe, e prej të enjtes konsiderohet si i dalë jashtë kontrollit.

Zyrtarët kanë bërë me dije se 15 godina dhe objekte shtetërore janë dëmtuar, së bashku me dhjetëra shtëpi të djegura.

Në operacionet për të shuar flakët janë duke marrë pjesë edhe gjashtë avionë zjarrëfikës dhe 13 helikopterë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA