Kukës, rritet fluksi i kosovarëve

09/08/2013 19:35

Pas mbarimit të muajit të Ramazanit rritet ndjeshëm numri i shtetasve të huaj, kryesisht kosovarë, që hyjnë përmes pikave të kalimit kufitar të qarkut të Kukësit për t’iu drejtuar bregdetit shqiptar.

Sipas specialistëve të policisë kufitare, fluksi i lëvizjes në hyrje gjatë së premtes është dyfishuar në krahasim me ditët më parë.

Ata deklarojnë se të gjithë punën po mundohen ta përballojnë me 5 apo 6 sportele kontrolli, në mënyrë që përpunimi i dokumentacionit të bëhet më shpejt, por megjithatë ka pasur radhë të gjata pritjeje.

Drejtori i Kufirit në Kukës, Xhafer Elezi tha për Top-Channel se, përveç përballimit të fluksit të hyrje-daljeve, vëmendje po i kushtohet edhe kontrollit për ndalimin e kontrabandës së mallrave, në të 6 pikat e kalimit kufitar që ka qarku i Kukësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA