
Një zyrtar i lartë i ekonomisë dhe Partisë Komuniste Kineze u shkarkua nga çdo funksion publik dhe pritet të përballet me një proces gjyqësor, për shkak të dyshimeve se ai pranoi rryshfete dhe favore në detyrë.
Liu Denianin, ish-zëvendëskryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformave “pranoi shuma të majme parash”, sipas të përditshmes zyrtare “Xinhua”.
Dyshimet kundër Liu u ngritën për herë të parë në dhjetor, kur një gazetar e akuzoi publikisht për korrupsion.
Shkarkimi dhe procesi i pritshëm kundër tij është pjesë e një lëvizje masive e autoriteteve, për të goditur korrupsionin në sferat e larta të qeverisjes.
Kina ka një prej legjislacioneve më të fortë në botë mbi mitmarrjen, ku për akuzën e korrupsionin përfshihet deri edhe dënimi me vdekje.
Ish-ministri i Hekurudhave u dënua më parë gjatë korrikut me dënim me vdekje të lënë pezull, që do të thotë se pas tre vitesh punë të detyruar, do të përcaktohet nëse ai do të ekzekutohet apo nëse dënimi do t’i konvertohet në burgim i përjetshëm.
Top Channel