Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka
Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen në një valë shpërthimesh që kanë goditur në ditën e mbylljes së festimeve për muajin e Ramazanit në kryeqytetin irakian, Bagdad.
Nëntë shpërthimet u regjistruan brenda një kohe të shkurtër në lagje të ndryshme të Bagdadit. Shënjestra e tyre ishte komuniteti shia. Bilanci më tragjik u regjistrua në veri të qytetit. Shpërthimi i 3 bombave në një restorant dhe supermarket u mori jetën 13 personave dhe shkaktoi dhjetra të plagosur, një pjesë për të cilëve në gjendje të rëndë.
Sipas autoriteteve ky i sivjetëshmi është muaji më i përgjakshëm i Ramazanit. Gjatë gjithë vitit të shenjtë, të paktën 670 persona u vranë, ndërkohë që të dhënat që nga nisja e vitit flasin për mbi 4 mijë të vrarë, duke e brë 2013, ende pa përfunduar, vitin më të përgjakshëm që prej 2004-ës.
Top Channel