Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani Qindra sirianë dhe egjiptianë po vërshojnë drejt Europës për t’iu larguar tensioneve në vendet përkatëse.
Italia është vendi që pret dallgën e parë të këtyre dyndjeve. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet italiane njoftuan se në brigjet jugore të vendit kanë mbërritur me varka mbi 700 emigrantë.
Ata thanë se mbërrinin prej Sirisë dhe Egjiptit. Një grup i tyre u vendos në kampet e emigrantëve në Portopalpo, pranë qytetit të Sirakuzës, ndërsa të tjerë zbarkuan në Kalabri. Mes emigrantëve kishte edhe gra shtatzëna. Ato u transportuan në spitale për trajtim mjekësor.
Të dhënat nga Organizata e Kombeve të Bashkuara thonë se vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti në Itali kanë zbarkuar rreth 8 mijë emigrantë, kryesisht nga Afrika e Veriore dhe vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.
Udhëtimet shpesh janë të gjata dhe të stërmundimshme dhe jo rrallë herë kanë përfunduar në tragjedi.
Mes vendev të tjera të Bashkimit Europian që përballen me këtë fluks, është edhe Malta. Vendi i vogël mesdhetar refuzoi që të presë të martën një grup emigrantësh të shpëtuar nga një anije naftëmbajtëse.
Top Channel