Vrasja e dyfishtë në Tiranë

07/08/2013 16:25

Vrasja e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet ku 51-vjeçari Edmir Jazxhi vrau bashkëshorten e tij dhe më pas veten vijon të shkaktojë tronditje.

Bruna Peshello, kushërira e parë e Edmir Jazxhi ka ndërruar jetë pak orë pasi është kthyer nga ceremonia mortore e dy viktimave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan teksa 35-vjecarja është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, Fredi Peshello.

Ky i fundit ka treguar se mes Edmir Jazxhiut dhe Brunës ka patur një lidhje shumë të ngushtë dhe se ajo e ka përjetuar shumë keq ngjarjen madje pasi është kthyer nga ceremonia mortore ka qenë tepër e tronditur.

Policia tha se 35-vjecarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale ndërkohë që trupi i saj është dërguar në morg ku edhe pritet të kryeht autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA