Tentativë vrasje në Pogradec

07/08/2013 00:00

Një i ri është bërë viktimë e një atentati me armë zjarri në Pogradec, që fatmirësisht nuk ka përfunduar në tragjedi.

Jetmir Muçollari ka qenë shënjestra e një sulmi me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është shoqëruar për në spitalin rajonal të Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se autori i sulmit është identifikuar si shtetasi Edmond Fejzollari. Ai është ndaluar menjëherë nga uniformat blu, ndërsa mësohet se sulmi ka ndodhur për shkaqe të dobëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB