Lazarati, GDF publikon pamjet

07/08/2013 15:45

Komanda Operative Ajrore e Guardia di Finanza bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat.

Në këtë vend, sqarojnë specialistët e Guardia di Finanza, që po veprojnë në bashkëpunim më policinë shqioptare, janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marijuhanë të cilat kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh.

Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë, në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit.

Monitorimi ajror i territorit shqiptar parashikohet në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë më 19 qershor të vitit 2012 nga Drejtoria Qëndrore e Policise Kriminale Italiane dhe Drejtoria Qëndrore e Policië Shqiptare.

E zbulimi i bërë në Lazarat tërhoqi vëmëndjen e mediave kryesore italiane. Në edicionet e tyre qëndrore të lajmeve kanalet shtetërore të Rai-t dhe ato private pasqyaruan operacionin e forcave të rendit.

Gazetat kryesore si “Repubblica” apo “Corriere della Sera”, por edhe faqet e tjera të informacionit në Internet i dhanë jehonë lajmit duke shtuar detaje e kuriozitete.

“Lazarati, qyteza europiane e drogës”, apo “Shqipëria, serbatori i drogës” qenë disa nga titujt e gazetave që pasqyruan operacionin, që nuk është i pari i këtij lloji. Ishte fundi i korrikut 2012 kur Guardia di Finanza zbuloi në Lazarat 62 plantacione me kanabis me po të njëjtën mënyrë monitorimi.

Korçë, shkatërrohen parcelat me kanabis
Arrestohen dy kultivuesit e bimës narkotike

Një operacion i komisariatit të Kolonjës ka bërë të mundur gjetjen dhe asgjesimin e 390 rrënjëve lënde narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe vendosjen në pranga të 2 personave që kultivonin bimën në fjalë.

Nga informacionet e mbledhura nga agjentët e komisariatit të Kolonjës është zbuluar se në fshatin Vrepçkë, i njohur ndryshe edhe si Përroi i Stomjes, në një distancë prej 1 km ndodheshin tre parcela të vogla me sipërfaqe të ndryshme, ku ishin mbjellë rreth 390 rrënjë kanabis, të cilat u asgjesuan.

Sakaq u be dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Seli Dajo, 24 vjeç dhe Olgert Shehu, 36 vjeç lindur dhe banues në Vlorë. Nga shërbimet e organizuara për mbajtjen në mbikëqyrje të këtyre parcelave u bë e mundur në orën 06.00 të identifikoheshin këta shtetas të cilët po afroheshin tek parcelat dhe po kryenin shërbime ndaj tyre.

Gjithashtu, njëri prej këtyre të fundit mbante në dorë një armë zjarri tip kallnashikov dhe gjatë lëvizjes nga një parcelë në tjetrën qëllonte në ajër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Seli Dajo, në qytetin e Leskovikut, u gjeten dhe u sekuestruan një sasi prej 10 copë fishekësh pistolete model ‘54’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA