Gjibraltari, mollë sherri Londër-Madrid

07/08/2013 00:00

Cështja e kufirit me Gjibraltarin ishte në qendër të bisedës telefonike mes kryeministrit britanik dhe atij spanjoll. David Kameron i kërkoi Mariano Rahoit të shprehë “shqetësimin serioz” dhe kjo erdhi pas protestës zyrtare të ambasadorit britanik në Spanjë, për kontrollet e tepruara në kufirin me territorin e Britanisë së Madhe, javën e kaluar.

Pas përpjekjes për t’i ulur tensionet, Kameron shkruajti në Twitter: “Bisedime konstruktive me Rahoi. Ja bëra të qarta shqetësimet e mia për Gjibraltarin  dhe qendrimi ynë për sovranitetin nuk do të ndryshojë”.

Spanja akuzohet se po sillet si Koreja e Veriut pasi propozoi vendosjen e një takse prej 50 eurosh për të kaluar kufirin.

Tensionet Rusi-Gjeorgji

Tetë gushti është një datë që shkakton tensione në Gjeorgji. Në vitin 2008, pikerisht në këtë ditë nisi lufta mes vendit të vogël dhe Rusisë.

Në prag të pesëvjetorit, kryeministri i pasluftës, Bidzina Ivanishvili i ofroi një simbol paqeje fqinjit të madh në veri. Ai foli për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike.

Gjatë dhjete muajve si kreu i qeverisë, ai e bindi Rusinë për t’i dhënë fund ndalimit të importit të verës dhe ujit gjeorgjian.

Ishte zemerata rreth luftës ajo që ndihmoi koalicionin “Endrra Gjeorgjiane” të Ivanishvilit të fitonte zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit të kaluar.

Tunizi, vijojnë protestat e opozitës

Të paktën 40 mijë persona protestuan në rrugët e Tunizisë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, të drejtuar nga partia islamike Enahada. Ky u konsiderua si grumbullimi më i madh pas revolucionit që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Ben Ali.

Nje prej protestuesve tha se, “lufta do të vazhdojë dhe presioni do të shtohet për ta izoluar Enahadan, pavarësisht planeve të saj. Kjo është një thirrje për të dalë në rrugët e të gjithë rajoneve të vendit”.

Pas 25 korrikut, kur u vra deputeti Mohamed Brahimi, koalicioni i forcave opozitare nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar protestat kundër qeverisë.

Asambleja Kushtetuese e ngarkuar me detyrën për të hartuar kushtetutën e re të vendit u pezullua derisa qeveria dhe opozita të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Top Channel