Flakët mbyllin aeroportin kenian

07/08/2013 00:00

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu në njërën prej ndërtesave të aeroportin ndërkombëtar në Nairobi të Kenias, pezulloi fluturimet dhe autoritetet zhvendosën pasagjerët dhe personelin.

Sipas BBC zjarri është vënë nën kontroll pas disa orësh dhe shërbimet e emergjencës janë vënë në qendër të kritikave për kohën e madhe që iu desh për t’u përballuar me situatën.

Autoritetet thonë se për momentin nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, ndërkohë që hetimet për shkakun e shpërthimit të zjarrit kanë nisur.

Aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit të Kenias shërben si një nyje lidhëse në Afrikën Lindore. Shumë fluturime ndërkombëtare zbresin fillimisht në këtë aeroport, për t’u shpërndarë më pas në shumë vende të tjera të Afrikës.

Top Channel