Serialet për jetën e Clinton

06/08/2013 23:30

Republikanët amerikanë janë vënë në lëvizje, pasi dy kanalet televizive CNN dhe NBC do të transmetojnë dokumentarë dhe një serial me katër pjesë, për jetën e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas tyre, kjo është një reklamë për demokraten, në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, megjithëse ajo ende nuk ka shpallur planet e saj për zgjedhjet e 2016-s.

Republikanët kanë kërcënuar se do të kundërpërgjigjen ndaj dy rrjeteve televizive, nëse ato shfaqin programet për ish-Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara.

Televizioni CNN do të përgatisë një dokumentar për jetën e Hillary Clinton, i cili do të transmetohet në vitin 2014.

Ndërsa rrjeti NBC do të regjistrojë serialin me katër pjesë, ku – në rolin e Clinton-it – do të jetë aktorja Dajan Lejne, që do të transmetohen në vitin 2015.

Kreu i Komitetit Kombëtar të Republikanëve, Rins Priebus, i quajti projektet reklama politike, megjithëse televizionet në SHBA pasqyrojnë rregullisht aktivitetet apo deklaratat e ish-Sekretares së Shtetit, Clinton.

Përballë këtyre deklaratave apo presioneve, dy televizionit nuk do të tërhiqen. NBC tha se seriali do të shfaqet përpara nisjes së fushatës presidenciale, ndërsa CNN – përmes një deklarate – la të kuptohet se mospjesëmarrja e republikanëve në debate do të ishte një shërbim i keq, që u bëhej votuesve amerikanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA