Ruhani kërkon bisedime serioze

06/08/2013 23:15

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani, foli për bisedime “serioze dhe të rëndësishme” me bashkësinë ndërkombëtare për programin bërthamor.

Në konferencën për shtyp, e para pas marrjes së detyrës, Ruhani shprehu besimin se shqetësimet e dy palëve mund të zgjidhen brenda një kohe të shkurtër, vetëm përmes “bisedimesh e jo kërcënimesh”.

Duke folur për gazetarët e vendit dhe ata ndërkombëtarë në Teheran, Ruhani nënvizoi se programi i pasurimit të uraniumit është paqësor e i ligjshëm dhe do të vazhdojë, por nga ana tjetër shprehu vendosmërinë për t’i dhënë zgjidhje konfliktit të gjatë.

Ruhani tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë siç duhet, se çfarë ndodh në Iran dhe nuk i është përgjigjur në mënyrën e duhur, pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit.

“Sjellja dhe fjalët e Uashingtonit janë kontradiktore – tha Ruhani, duke shtuar se – ekziston atje një grup luftë-nxitës, që kundërshton bisedimet dhe merr urdhra nga një vend tjetër” – me sa duket, siç shkruan BBC, një referencë kjo për Izraelin.

Shtetet e Bashkuara thanë se presidenca e Ruhanit përfaqëson një mundësi për Iranin, për të zgjidhur “shqetësimet e thella”.

“Nëse qeveria e re e zgjedhur do të angazhohet me seriozitet për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për çështjen, do të gjejë partnerin e gatshëm te Shtetet e Bashkuara”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që ndodhet në Romë, mirëpriti thirrjen e Ruhanit për bisedime.

Më herët, zv/ministri i Jashtëm rus tha se, raundi i ri i bisedimeve mes Iranit dhe pesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë, nuk duhet të vonojë dhe duhet të zhvillohet në mes të shtatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA