Koha në të cilën duhet të endemi vërdallë në kërkim të një prize në një lokal për të karikuar laptopin tonë mund të jetë drejt fundit.

Një firmë kanadeze telekomukacioni ndërtoi një laptop, të pajisur me panele diellorë, që është në gjendje të karikohet duke përdorur energjinë e diellit.

Karikimi do dy orë që të jetë i plotë, ndërsa bateria mund të zgjasë deri në dhjetë orë.

Laptopi është dizenjuar për t’u shpërndarë në vendet në zhvillim, ku energjia elektrike është e kufizuar dhe sidomos në Afrikë, ku ndriçimi diellor është shumë më i lartë.

Megjithatë, sipas ndërtuesve të kësaj pajisje, potenciali i zhvillimit të këtij kompiuteri është shumë i madh dhe shumë shpejt ai mund të shndërrohet në një trend të ri blerjesh nëpër botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA