Personat që konsumojnë hudhër të paktën dy herë në javë kanë një rrezik të përgjysmuar nga prekja e kancerit të mushkërive, tregoi një studim i ri i publikuar këtë të martë.
Studimi, i realizuar nga një grup ekspertësh kinezë, arriti të gjente një lidhje të çuditshme dhe të panjohur më parë midis hudhrës dhe sëmundjes vdekjeprurëse.
Sipas të dhënave, personat që hudhrën e kanë pjesë të dietës së tyre dy ose më shumë herë në javë, preken nga kanceri i mushkërive 44% më pak se mesatarja kombëtare në Kinë.
Statistikat tregojnë një përmirësim të dukshëm edhe tek duhanpirësit, që janë grupi më i prekur prej tumorit të mushkërive, me një reduktim të probabilitetit të prekjes deri në 30%.
Ende nuk është zbuluar plotësisht se cili është elementi brenda hudhrës që shkakton këtë efekt, por një studim paralel tregon se efekte të ngjashme, madje edhe më të fuqishme pozitive vërehen edhe tek kanceri i zorrëve, shanset e prekjes prej të cilit duket se reduktohen deri në 2/3 prej hudhrës.
Top Channel