Alarm për bombë në konsullatën amerikane

06/08/2013 19:20

Një alarm për bombë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Milano vuri në gjendje gatishmerie autoritetet italiane.

Ishte një letër e dyshimtë që i ishte dërguar selisë diplomatike dhe menjëherë u bë evakuimi i ndërtesës. Për disa minuta u mbyll edhe hyrja e metrosë në rrugen “Principe Amedeo”.

Por pas 30 minutash, gjithcka u normalizua. Vendimi për mbylljen e konsullates mbërriti drejtperdrejtë nga Ambasada Amerikane në Romë, pas zbulimit të letrës së dyshimtë.

Një vendim, që sipas disa burimeve të sigurisë, i përgjigjet një procedure specifike, që nuk lidhet me një alarm real, megjithëse vjen në kohën kur gatishmëria është e lartë në ambasadat amerikane në disa vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Letra kishte mbërritur mëngjesin e së martës dhe u hap pasdite dhe aty flitej për vendosjen e një bombe brenda pallatit ku ndodhej konsullata amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA