“Ura e Moisiut” në Holandë
05/08/2013 00:00
“Ura e Moisiut” u lejon vizitorëve që të shohin nga afër një kështjellë të shekullit të 17-të në Halsteren, në Holandë.
Sic mund të kuptohet edhe nga emri me të cilin është pagëzuar, kjo urë nuk ngjason aspak me urat tradicionale; ajo është e vendosur nën nivelin e ujit.
Ndërtimi i saj është një projekt i “RO & AD Architects” që vendosën të çajnë ujin në mes për të shmangur vështirësitë teknike dhe dëmtimet e zonave historike që mund të ndodhnin nëse do vendosej për një urë tradicionale.
Tjetër risi është se për ndërtimin e urës është përdorur një lloj druri që në nivelin e ujit thuajse është i padukshëm.
Top Channel