Turqi, gjyqi ndaj gjeneralëve

05/08/2013 00:00

Ish-Shefi i Shtabit të ushtrisë truke, Gjenerali Ilker Basbug u dënua me burgim të përjetshëm në përfundim të gjyqit të ngritur kundër tij për “organizim të një grushti shteti”.

Basbug mbajti postin e Shefit të Shtabit në ushtrinë turke nga viti 2008 deri në vitin 2010. Ai ishte mes 270 oficerëve të ushtrisë, juristëve, gazetarëve dhe akademikëve që po gjykohen për akuzën e “tentativës së grushtit të shtetit”.

Të gjithë akuzohen si pjesëmarrës në atë që hetuesit e quajnë “Ergenekon”, sipas tyre një rrjet terrorist që si synim kishte rrëzimin e qeverisë së AKP-së.

Seancat gjyqësore ndaj zhvillohen në burgun e sigurisë së lartë, Silivri, në perëndim të Stambollit, aty ku mbahet i burgosur gjenerali. Qindra persona protestuan jashtë ndërtesës duke kërkuar lirimin e tij. Ata e quajnë gjyqin një farsë.

Prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm për 63 persona, kryesisht ushtarakë. Ndaj tyre rëndojnë dhjetra akuza, që nga zotërimi pa leje i armatimeve e deri tek organizimi i grushtit të shtetit. Mes këtyre personave, përvec Gjeneralit Basbug, dënimin me burg përjetë rrezikojnë edhe nëntë gjeneralë të tjerë të ushtrisë.

Nga shumë gjyqi shihet si beteja e radhës mes Erdogan mes kundërshtarëve sekularistë të ushtrisë, kundërshtarë të partisë së tij AKP, me lidhje të forta me islamizmin. Por vetë Erdogan disa herë ka hedhur poshtë të tilla akuza si të pabaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB