Tensionet Britani-Spanjë, reagon Cameron

05/08/2013 18:30

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, u shpreh “thellësisht i shqetësuar”, për përshkallëzimin e tensionit me Spanjën, në kufirin e saj me Gjibraltarin.

Një territor nën sovranitetin britanik që në kohërat koloniale, Gjibraltari shtrihet në skajin jugor të Gadishullit Iberik dhe zotëron një rol kyç gjeografik, pasi kontrollon ngushticën nëpërmjet të cilës Deti Mesdhe komunikon me Oqeanin Atlantik.

Ndër dekada, qeveria spanjolle gjithmonë ka kërkuar rikthimin e këtij territori të pushtuar, ndërsa nuk e njeh sovranitetin e Britanisë në Gjibraltar.

Së fundmi, Madridi ka miratuar një seri masash, të cilat përfshijnë edhe një taksë prej 50 eurosh, për sa herë që kalohet kufiri spanjollo-gjibraltaras, për shtasit e huaj.

Cameron e konsideroi këtë taksë si “armiqësore”, që synon të rrisë izolimin e 30 mijë banorëve britanikë të Gjibraltarit.

“Një politikë të tillë e kemi parë edhe gjatë regjimit të Francos në vitet 1960, por besoj se asnjëri prej nesh nuk mendonte që një politikë e tillë mund të rikthehej përsëri”, deklaroi Cameron.


Ne harte, kufiri mes Spanjes dhe Gjibraltarit dhe vendi ku autoritet gjibraltarase ngriten shkembin e konstestuar nga Madridi

Megjithatë, kryeministri nuk komentoi vendimin që provokoi tensionet, atë të qeverisë lokale të Gjibraltarit, për të ndërtuar një shkëmb artificial në ujrat e saj.

Duke hethur 70 tonë beton në një zonë të caktuar të detit, me qëllim krijimin e një shkëmbi për qëllime mbrojtëse, Gjibraltari është akuzuar nga peshkatët spanjollë që peshkojnë në zonë se ka dëmtuar të gjithë ekosistemin dhe ekonominë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA