Spanjë, arrestohet pedofili i kërkuar nga Maroku

05/08/2013 00:00

Një spanjoll i dënuar me 30 vite burg për pedofili dhe i liruar nga një amnisti mbretërore në Marok, u arrestua sërish në Spanjë.

Lajmin e njoftojnë autoritetet spanjolle të cilat thanë se Daniel Galvan Vina u ndalua në qytetin e Murcias. Zyrtarët marokenë thanë se lirimi i tij ishte një gabim.

Ai ishte pjesë e aministisë që mbreti i Marokut firmosi për 30 shtetas spanjollë të kërkuar nga mbreti i Spanjës.

Galvan u dënua në shtator të 2011-ës për përdhunimin e 11 fëmijë mes moshës 4 dhe 15 vjeç.

Lirimi i tij shkaktoi një valë protestash në Marok. Pas tyre, Mbreti Mohamed II tha se kishte firmosur aministinë e tij pa e ditur se përse ishte i dënuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB