Ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme dhe pothuajse ajo që bëjnë të gjithë është të përpiqen të ndërpresin çdo kontakt me ish-partnerin e tyre.
Megjithatë, një studim i Universitetit të Arizonës mbi efektet psikologjike të një ndarje arriti në një sugjerim krejtësisht të kundërt, madje jo vetëm që këshillon kontaktin, por mundësisht edhe marrëdhëniet seksuale me një ish-parner.
Studimi i universitetit u realizua mbi 137 çifte të rriturish të sapodivorcuar, të cilët u pyetën se sa herë e kanë takuar njëri-tjetrin pas ndarjes dhe se cila kishte qenë natyra e vizitës së tyre.
Nga rezultatet e publikuara në “Journal of Social and Clinical Psychology”, 21,9% e pjesëmarrësve pranuan se kanë pasur marrëdhënie seksuale me ish-partnerin pas divorcit.
Pjesa tjetër ndahej midis atyre që kishin takime të rregullta apo gjithsesi të herë pas hershme dhe nga ata që nuk kishin kurrfarë kontakti.
Të parë në pyetje për gjendjen e tyre mendore, shpirtërore dhe emocionale, pjestarët e grupit që mbanin ende marrëdhënie seksuale, dëshmuan se kishin një mesatare më të lartë se dy grupet e tjera.
Sipas studiuesve, diçka e tillë vjen pasi intimiteti ndihmon për të zbutur pasojat e dhimbshme dhe të papëlqyeshme të një ndarje.
Top Channel