Të paktën 35 persona mbetën të vrarë në dy sulme të ndërmarra ndaj militantëve në veri të Nigerisë, informuan burimet zyrtare ditën e hënë.
Sipas ushtrisë nigeriane, e cila ndërmorri sulmin, në këtë aksion mbetën të vrarë 32 “terroristë”, dy ushtarë dhe një polic.
Ngjarjet ndodhën në krahinat e destabilizuara verilindore, me kryeqendër Borno, ku është shpallur një gjendje shtetrrethimi që prej muajit maj, si pasojë e luftës në zhvillim të autoriteteve me organizatën terroriste të “Boko Harramit”.
I formuar në vitin 2009, “Boko Harram” ka shpallur një luftë kundër shtetit nigerian, në të cilin kërkon vendosjen e ligjit fetar, sheriatit.
I forcuar nga konfliktet në Mali dhe Libi, “Boko Harram” është shndërruar në një prej organizatave me më shumë influencë në botën e terrorizmit, ndërsa si rrjedhojë e konfliktit që ka ndezur në Nigeri, më shumë se 2 mijë persona kanë humbur jetën.
Top Channel