Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Silvio Berlusconi deklaron se qeveria e kryesuar nga Enrico Letta duhet të vazhdojë të ecë përpara.
Në një fjalim që mbajti për deputetët dhe simpatizantët e tij përpara
pallatiti Grazioli, rezidenca e tij në Romë, ish-kryeministri përdori
tone të forta, por me përmbajtje të moderuar.
Ai nguli këmbë se është i pafajshëm dhe se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga beteja e tij për drejtësi. “Në këto vite që më kanë mbetur do të vazhdoj të luftoj për demokracinë dhe lirinë”, tha Silvio Berlusconi.
I vetëm në podium, ai u përlot kur dëgjoi himnin kombëtar, i mallëngjyer edhe nga mbështetja e të pranishmëve. Sipas organizatorëve, qenë të pranishëm 25 mijë persona.
Pas dënimit nga Gjykata e Kasacionit me katër vjet heqje lirie, nga të cilët ai mund të vuajë vetëm një në arrest shtëpie, lideri historik i Forza Italia po mundohet të mbajë një ekuilibër në gjirin e partisë së tij mes atyre që duan një largim nga qeveria me bazë të gjerë dhe të tjerëve që kanë një qëndrim më të zbutur.
Në fjalimin që mbajti dje ish-kryeministri në një farë mënyrë befasoi sepse garantoi vazhdimësinë e qeverisë, duke dëshmuar se është dakort me një qëndrim të zbutur dhe bashkëpunues përsa i përket të ardhmes së saj.
Por nëse nga njëra anë qetësoi kryeinistrin aktual, ai nuk la pa sulmuar gjykatësit që sipas tij janë të politizuar dhe se e kanë ndëshkuar padrejtësisht.
“Hetuesia përbëhet nga nëpunës shtetërorë të papërgjegjshëm që janë munduar të më nxjerrin jashtë politikës për 20 vjet me radhë, e tani ia arritën qëllimit të tyre”, tha Berlusconi, i duartrokitur gjatë nga mbështetësit e tij.
Top Channel