Bosi i Amazon blen “Washington Post” për 250 mln USD

05/08/2013 23:40

Bosi i “Amazon”, Jeff Bezos, ka arritur një marrëveshje për blerjen e gazetës “Washington Post” për shumën e 250 milionë dollarëve.

Bezos bëhet e ditur se do të blejë gazetën dhe të gjitha pronat e tjera të zotëruara prej saj me fondet e tij personale. “Washington Post” është zotëruar prej familjes Graham për plot 80 vjet.

“Sfidat e njohura të gjithë këtyre viteve në industrinë e gazetave na bënë të reflektonim nëse do të kishte një pronar tjetër më të mirë për këtë gazetë”, tha shefi ekzekutiv i WP, Donald Graham. “Gjenialiteti i provuar në teknologji e biznes i Jeff Bezos, qasja afatgjatë e tij dhe mirësjellja personale e tij, e bënin atë pronarin e ri unik e më të mirin për WP”.

Gazeta, e njohur për mbulimin e skandalit “Watergate”, ka vuajtur gjatë viteve të fundit, pasi interneti ka dobësuar shitjet e publiciteteve, ndërsa WP ka pasur probleme edhe me adaptimin e mbulimeve të shtypit të tij në web.

Në një letër të hapur, të publikuar në uebsajtin e “Washington Post”, Bezos tha se nuk do ta udhëhiqte gazetën mbi baza ditore apo nuk kërkon të siguronte punonjësit nervozë, por tha se nuk do të synonte ndryshimin e “vlerave” të gazetës.

Gjithsesi, ai shtoi: “Po, sigurisht që do të ketë ndryshime në WP gjatë viteve të ardhshme. Interneti po transformon pothuajse çdo element të biznesit të lajmeve: po shkurton ciklet e lajmeve, po pakëson burimet e të ardhurave afatgjata dhe të besueshme, si dhe po mundëson lloje të reja të konkurrencës, disa prej të cilave mbajnë pak ose aspak lajme, duke shtuar kostot”.

Shitja pritet të kompletohet në 60 ditët e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA