Rusia përjashton grupin muzikor amerikan

04/08/2013 13:45

Një grup muzikor amerikan, “Bloodhoud Gang”, u përjashtua nga një festival roku në Rusi, pasi një anëtar i grupit futi flamurin kombëtar rus në mbathje, gjatë një shfaqjeje.

Ministri i Kulturës, Vladimir Medinsky, zgjodhi një gjuhë aspak diplomatike ndërsa cilësoi grupin si “idiotë”, ndërsa urdhëroi largimin e tyre të menjëhershëm.

Anëtari i grupit, Jared Hasselhoff, personi që kreu gjestin ofendues, kërkoi falje, por kjo nuk ndikoi në qëndrimin e Moskës.

Incidenti ndodhi gjatë një koncerti në 31 korrik, në qytetin e Odesës, në Ukrainë.

”Mos ia thoni këtë Putinit”, ironizoi në atë moment Hasselhoff, ndërsa duartrokitej nga publiku ukrainas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA