Një mesazh i përgjuar mes operativëve të lartë të al-Qaeda-s, gjatë këtyre ditëve të fundit, tundi këmbanat e alarmit, që çuan në mbylljen e ambasadave dhe konsullatave, gjatë së dielës, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Lajmi bëhet i ditur nga CNN, që ka pranuar gjithashtu një kërkesë nga një zyrtar i administratës Obama, për të mos publikuar apo transmetuar detaje të mëtejshme, për shkak të ndjeshmërisë së informacionit.
Disa zyrtarë amerikanë theksuan gjithashtu se kanë vërejtur kërcënime gjithnjë e në rritje, me zhvillime kryesore nga Jemeni, gjatë javëve të fundit. Këto kërcënime, bashkangjitur faktin që jemi në fund të muajit të Ramazanit, si dhe arratisjet masive nga burgjet në rajon të terroristëve, kanë kontribuar të gjitha në vendimin e SHBA-ve për të mbyllur selitë diplomatike.
Mbyllja e 22 ambasadave dhe konsullatave të SHBA-ve gjatë së dielës, në prag të frikës për një sulm tjetër terrorist nga al-Qaeda, është një lëvizje e paprecedent. E diela është dita e parë e javës së punës, në shumicën e vendeve të prekura nga ky vendim i Obama-s.
Top Channel