Rama-Erdogan, “takim i shkëlqyer”

03/08/2013 18:15

Kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar të shtunën takimin e paralajmëruar me homologun turk Reçep Tayip Erdogan.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter, Rama e ka komentuar takimin me nota shumë pozitive.

“Rreth 2 orë e 30 min me km Erdogan e një sërë ministrash të dy palëve. Një plan i gjerë bashkëpunimi në proces. Mikpritje e shkëlqyer!”, thotë Rama në profilin e tij.

Një ditë më parë, në një intervistë për CNN-in Turk, Rama deklaroi se Turqia është një partner strategjik i Shqipërisë dhe gjithashtu një shembull i mirë për t’u ndjekur sa i përket transformimit pozitiv të vendit viteve të fundit.

“Me zotin Erdogan jemi takuar para zgjedhjeve dhe sinqerisht është një emër që unë e vlerësoj shumë për atë çfarë ka bërë për shtetin e tij. Gjatë bisedës tone ai na premtoi se do të na ndihmojë përsa i përket marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Së bashku me Italinë dhe Greqinë, Turqia u bë partner strategjik i yni. Ne Turqinë e shohim si një partner strategjik, duam që të forcojmë dhe ta zhvillojmë marrëdhënien që kemi me vendin tuaj. Ne duam që të përfitojmë nga procesi i transformimit verbues që ka përjetuar Turqia këto kohë, ne e shohim atë si shembull.

Problemet me të cilat ne po përballemi sot, veçanërisht problemet që hasim në shëndetësi, në arsim, janë probleme shumë të ngjashme me ato që ka kaluar Turqia para shumë vjetësh”, nënvizoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA