Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Është shmangur për një fije një tragjedi në një kafene në periferi të Los Anxhelesit, në Shtetet e Bashkuara, ku disa policë me armë në duar për pak sa qëlluan dy aktorë teksa xhironin një skenë grabitjeje.
“Ulni menjëherë armët”, i klithi një agjent aktorëve në rolin e grabitësve, të cilët kishin në duar pistoleta prej lodre dhe në kokë maska.
Në këtë moment vetëm një prej tyre pati reflekset për të lëshuar armën në tokë, ndërsa tjetri, i tronditur, mbeti i bllokuar me pistoletën në dorë, prej lodre por njësoj si e vërtetë. Për fat të mirë agjenti nuk hapi zjarr dhe gjithçka u sqarua, edhe pse pas momentesh të tëra tmerri.
“Nëse personi që nuk hodhi armën do të kishte lëvizur edhe vetëm një centimetër, tani do të ishte një njeri i vdekur. Ishim një gjysmësekondi nga tragjedia”, deklaroi pas incidentit kapiteni i policisë, Tim Staab.
Sipas raportimeve të mediave lokale, policia ndërhyri pasi mori një telefonatë nga një grua që ndodhej jo shumë larg kafenesë dhe që nuk i kishte parë kamerat e xhirimit.
Filmi ishte një prodhim universitar. Aktorët u liruan pa asnjë akuzë ndaj tyre, por vetëm pasi morën një “dush të ftohtë” nga shefat e policisë për masat e sigurisë që duhet të kishin marrë.
Top Channel