Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qarkun e Durrësit, ku dy familje të të njëjtit fis janë përplasur me armë mes tyre.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave nga të shtënat kanë mbetur të plagosur atë e bir, Gjon dhe Renato Zefi, 54 dhe 20 vjeç, banues në Rrushkull.
Sipas burimeve, nga hetimet ka rezultuar se autor i plagosjes së dyfishtë është nipi dhe njëkohësisht kushëriri i Zefajve, Petraq Zefi.
Gjithashtu, nga dëshmitë e mbledhura ka rezultuar se shkak i konfliktit janë bërë debatet e herëpashershme për një gardh mes dy shtëpive, saktësojnë më tej burimet.
Konfliktet e armatosura mes familjeve të të njëjtit fis nuk janë të rralla në shoqërinë shqiptare dhe thuajse gjithmonë kanë në thelb çështje pronësie.
Kjo e fundit vjen si pasojë e lejimit që i është bërë ndër vite ndërtimeve pa leje të shtëpive nga familje të ardhura kryesisht nga zonat rurale të vendit.
Top Channel