Charlie Sheen raportohet të jetë duke bashkëjetuar me pornostaren, e cila e akuzoi atë për sulm fizik, teksa 3 vjet më parë ai e mbylli atë të zhveshur në një dollap, pas irritimit në hotel.
Aktori 47-vjeçar i “Anger Management” u hetua nga policia e New York-ut në 2010-n, pas akuzave të bëra prej Christina Walsh, e cila njihet në videot “hot” me emrin Capri Anderson, pas ofensivës së Charlie-t, i dehur dhe i droguar.
Charlie shkatërroi dhomën e hotelit në atë kohë, teksa besohet t’i ketë gjuajtur edhe me llambë, e pas thirrjeve për ndihmë policia e gjeti Caprin të zhveshur e duke ulërirë në një dollap.
Charlie e akuzoi më vonë Capri-n për zhvatje, por ka lënë mënjanë çdo problem tashmë me pornostaren 25-vjeçare dhe jetojnë së bashku në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Përpara ngjarjes së vitit 2010, Charlie ishte takuar me ish-gruan e tij Denise Richards, nënë e vajzave të tij Sam (9 vjeç) e Lola (8 vjeç), si dhe me 4 prostituta.
Top Channel